Mustafa thotë se në vitin 2015 janë punësuar 18 mijë persona

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se vetëm në vitin 2015, numri i të punësuarve është 18 mijë, teksa rendit sukseset tjera që, sipas tij, i ka realizuar kjo Qeveri.

Lajme

16/04/2016 09:44

Ai në një postim në Facebook, tregon për rritjen ekonomike, nënshkrimin e MSA-së, rritjen pagave mesatare e shumë të tjera.

Thotë se në vitin 2015, Qeveria ia ka proceduar Kuvendit 80 projekt ligje./lajmi.net

 

Lexo postimi e plotë të Kryeministrit Mustafa:

Qeveria që unë drejtoj, përmblodhi dje rezultatet e punës për vitin 2015. Analizat argumentojnë se Qeveria ka realizuar ndërmjet 85% deri në 90% të objektivave të parapara për vitin 2015.

• Rritja ekonomike prej mbi 3.6% më e madhja në regjion;
• Të punësuar rreth 18,000 vetë.
• Buxheti stabil, janë përmbushë detyrimet buxhetore.
• Fillimi I operimit të bizneseve për 27.5% më I lirë.
• Rritja mesatare e pagave 6%, rritja e ndihmave sociale 25%, rritja e fondeve për shtyllat e pensioneve kontributdhënës mbi 30% dhe implementimi i pensioneve për veteran të UÇK-së.
• Është nënshkruar MSA, jemi ranguar të përfitojmë qindra miliona dollar nga MCC (Korporata e Sfidave të Mileniumit të SHBA), jemi në prag të fillimit të ndërtimit të Kosovës së Re.
• Është aprovuar Programi I Reformave Ekonomike, Strategjia Kombëtare Zhvillimore, ka filluar të implementohet Ligji për faljen e borxheve publike deri në fund të vitit 2008, me ligj është themeluar Fondi për garantimin e kredive për NVM-të, është në procedurë Ligji për Investime Strategjike
• Qeveria gjatë vitit 2015 ia ka proceduar Kuvendit 80 projektligje.
Kushtet dhe rrethanat në të cilat kemi punuar i dini vet. IM