Mustafa thotë se BE është partneri kryesor ekonomik i Kosovës

Këshilli i Investitorëve Evropian organizoi lansimin e platformës së dialogut mes investitorëve evropian dhe Qeverisë së Kosovës.

Lajme

24/05/2016 15:20

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa theksoi me këtë rast se BE-ja është partneri kryesor ekonomik si për investime ashtu edhe për këmbime tregtare. Ai tha se Kosova paraqet kushte të favorshme për investime dhe ka potencial për teknologji, numër të punëtorëve me pagë më të ulët në rajon.

Mustafa tha se deri më tani ka pasur mungesë të energjisë elektrike, por sipas tij janë duke bërë investime sikur që është projekti Kosova e re. Ai tha se janë duke bërë reforma si Qeveri dhe i kanë identifikuar ato.

Pjesëmarrës në këtë Këshill, ishte edhe shefi i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, i cili tha se ekonomia e Kosovës vazhdon të sfidohet nga ekonomitë e shteteve tjera, por duhet angazhim më i madh institucional për thithjen e investimeve që të zhvillohet ekonomia në përgjithësi.

Këso lloj platformash të dialogut, sipas organizatorëve duhet të ndodhin së paku dy her? ? në vit. Qëllimi i saj është që të lehtësojë hapjen e bisedimeve mes investitorëve evropian dhe përfaqësuesve të lartë të Qeverisë, duke ndihmuar kështu në ndërtimin e një partneriteti të fuqishëm për një zhvillim të qëndrueshëm të të gjitha sektorëve ekonomik në vend.