Mustafa-Teuta Rugovës: Duhet me mbledh mend, ta përcaktoj me cilën parti është

Pjesëmarrja e deputetes Teuta Rugova në seancën e jashtëzakonshme të thirrur me kërkesë të Kryeministrit Ramush Haradinaj, në lidhje për ekipin dialogues qeveritar, ka ngritur shumë debate.

Lajme

17/09/2018 20:09

Përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës kishte bojkotuar këtë seancë dhe pavarësisht vendimit të partisë, Teuta Rugova kishte shkuar në parlament.

Për këtë çështje pas mbledhjes së kryesisë, kryetari i LDK-së,  ia bëri të qartë Rugovës se ajo duhet të marrë mend dhe ta përcaktojë se me cilën parti politike është, shkruan lajmi.net

‘’Jemi ballafaqu me atë problem, Teuta ka dalë nga rendi i partisë. Teuta duhet të marrë vet mend, ta përcaktojë me kënd është. Nëse është me neve rrin me neve, dhe të mos votojë kundër partisë. Si deputete duhet ta respektojë veten dhe ta dijë se si i ka marrë votat’’, përfundon Mustafa./Lajmi.net/