Mustafa tallet me deputetët e LDK-së që bojkotuan votimin e Thaçin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk ka pritur shumë për t’i reaguar deputetëve të LDK-së, parti me të cilën udhëheq ai, por bojkotimin që i bënë dje votimit të Hashim Thaçit për president.

Lajme

27/02/2016 09:15

Menjëherë, në mëngjesin e së shtunës, Mustafa ka bërë një postim në facebook, përmes së cilit përdorin edhe njëherë dellin e tij për satirë. Por kësaj radhe jo aq për Opozitën, sa për deputetët e partisë së tij.

Postimi i Mustafës:

Dje, derisa VV po bënte terror mbi institucionet e Republikës së Kosovës, derisa ma sulmonin shtëpinë me shishe molotovi, pyeta ku janë edhe disa deputet që kanë marrë vota në emër të LDK-së, sepse nuk shiheshin se janë me shumicën e kolegëve të tyre. Frikohesha se janë zënë peng në çadrat e VV. Por, jo! Dikush më tha se i kanë frikësuar, e tjetri se kanë fluturuar, me marrë udhëzime në çadrat e verës australiane. Kryesorja që janë gjallë! Ata që e respektuan votën e qytetarëve ishin në Parlament. Nuk u frikësuan.