Mustafa takon të rinjtë, u premton kushte më të mira

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim përfaqësuesit e Këshillit Qendror të Veprimit Rinor të Kosovës.

Lajme

12/08/2015 11:10

Mustafa u premtoi të rinjve një varg përmirësimesh në të cilat sipas tij qeveria është duke punuar.

“Do të krijojmë kushte më të mira të jetesës”.

“Investimet e qeverisë do të shpërndahen për interesa të rinisë dhe do të kujdesemi që rinia të mos jetë e politizuar”, ka thënë Mustafa, njofton Klan Kosova.

Ndërsa, kryetarja e Këshillit Qendror të Veprimit Rinor të Kosovës, Vesa Ibrahimi, i ka kërkuar kryeministrit “financim pasi nuk mund të funksionojnë pa para”.