Mustafa takon strukturat e LDK-së, flet për zgjedhjet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa sot ka mbajtur takimin e rregullt me strukturat e LDK-së, përkatësisht me Kryetarët e Degëve të kësaj partie.

Lajme

20/03/2017 16:51

Gjatë takimit, ai paraqiti zhvillimet dhe projektet e fundit në kuadër së qeverisjes, prezentoi planin dhe projektet zhvillimore për këtë vit dhe diskutoi me Kryetarët e degëve edhe për përgatitjet për zgjedhje lokale.

Kryetarët e degëve njoftuan Mustafën për aktivitetin e tyre në nivel të degëve, për impaktin pozitiv të politikave të Qeverisë, dhe parashtruan ide e plane konkrete zhvillimore.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherit falënderoi kryetarët e degëve për aktivitetet e tyre kuadër të përmirësimit të qeverisjes dhe forcimit të demokracisë, dhe premtoi se do të vizitojë disa nga degët gjatë ditëve në vijim, transmeton Klan Kosova.