Mustafa takohet me të djathtit në Bruksel

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka udhëtuar në Bruksel, për të marrë pjesë në punimet e Samitit Partive Popullore Europiane (EPP), ku pritet të marrin pjesë edhe liderët e atyre shteteve që udhëhiqen nga djathtistët.

Lajme

19/03/2015 15:01

Temë kryesore e këtij samiti që po mbahet në Bruksel, do të jetë takimi i radhës i Këshillit të Evropës.

Sipas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës, në këtë samit do të marrinë pjesë figura të shquara të politikës europiane duke përfshirë edhe kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel.

“Krahas kryeministrit Mustafa, në Samitin e zgjeruar të grupit më të madh të partive në Parlamentin Evropian do të jenë të pranishëm edhe liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk, kancelarja gjermane Angela Merkel, Mariano Rahoj, Viktor Orban, Nicolas Sarkozy dhe krerë të tjerë të partive të djathta evropiane. Temë kryesore e Samitit të zgjeruar të EPP-së do të jetë takimi i radhës i Këshillit të Evropës”, thuhet në njoftim.