Mustafa takohet me Palmer, flasin për zhvillimet në vend

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me nënkryetarët, Agim Veliu,  Lutfi Haziri dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti janë takuar me  Matthew Palmer, zëvendës ndihmës Sekretar i shtetit të SHBA-ve dhe  Colleen Hyland e ngarkuar me punë në Ambasadën Amerikane.

Lajme

23/10/2018 15:11

Mustafa bisedoi për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, qëndrimet e LDK-së dhe për përkrahjen e shtetit amerikan për Kosovën.

“Kosova do t’ju jetë përherë mirënjohëse për kontributin tuaj të pazëvendësueshëm për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka thënë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Matthew Palmer e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen duke inkurajuar LDK-në të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

Ai po ashtu, theksoi përkrahjen e mëtejshme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha fushat. /Lajmi.net/