Mustafa: Specialja do t’i largojë thashethemet ndaj meje

Deputeti i PDK-së dhe ish-Komandanti i Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa, ka thënë se Gjykata Speciale do t’i rrëzojë thashethemet për dyshimet se UÇK ka kryer krime.

Lajme

07/05/2015 12:30

Mustafa ka thënë se të gjithë luftëtarët do të dalin faqebardhë dhe do të rrëzohen edhe thashethemet edhe ndaj tij.

“Politika ndërkombëtare e ka dëshmuar dhe me herët përkrahjen e popullit tonë, gjykata special do të vërteton këtë, dyshimet dhe thashethemet për mua, apo individët e tjerë duhet rrëzuar, kjo kërkohet tani dhe luftëtarët e LIRISË do të dalin faqebardhë..!!”, ka shkruar Remi.

Lexojeni të plotë postimin në Facebook

Gjykata speciale nuk e dëmton vendin tonë!

– Me dinjitet duhet kaluar sfidat dhe nga akuzat të dalim faqebardhë.

– LIRINË po e gëzojmë të gjithë, nuk ka rrezik të bëhet degradimi i vlerave të UÇK-së, askush nuk do të tentoj ta bëjë këtë, jemi provuar kaq shumë vite, duhet përfunduar edhe këtë sprovë,nuk kemi pse i marrim kohë ecjes së vendit drejt perëndimit (Europës).

– Politika ndërkombëtare e ka dëshmuar dhe më herët përkrahjen e popullit tonë, gjykata special do të vërteton këtë, dyshimet dhe thashethemet për mua, apo individët e tjerë duhet rrëzuar, kjo kërkohet tani dhe luftëtarët e LIRISË do të dalin faqebardhë..!!