Mustafa: S’na duhet një kryetar që merr gurët nga sheshi e sulmon institucionet

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pasur fjalë të mira për kandidatin e partisë së tij për kryeqytetin, Arban Abrashin.

Lajme

17/11/2017 18:08

“Ne krenohemi që kemi një kuadër të mirë, që kemi një njeri që do të qeverisë vendin në një mënyrë shumë të mirë”, ka thënë Mustafa në tubimin përmbyllës të LDK-së në Prishtinë.

“Kësaj radhe jemi bashkë që së bashku të bëjmë ndryshimin”, ka thënë tutje ai, derisa nuk ka lënë pa thumbuar edhe kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetin.

“Neve nuk na duhet një kryetar që i merr gurët nga sheshi e sulmon institucionet”.