Mustafa: “Shok”, dëshmi e së kaluarës dhe shpresë për të ardhmen

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ia ka dedikuar një postim filmit “Shok”.

Lajme

28/02/2016 21:19

Mustafa konsideron se filmi është dëshmië e së kaluarës dhe shpresë për të ardhmen e artit dhe kulturës, transmeton lajmi.net

Postimi i plotë i Mustafës:

Të dashur miq,

Teksa po numërojmë orët e fundit përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, kemi arsye të ndjehemi krenarë që artistët tanë trajtohen si konkurrentë të denjë. Filmi “Shok” ka arritur ta rikthejë në vëmendjen e botës dramën nëpër të cilën kemi kaluar. “Shok” është dëshmi e së kaluarës dhe shkëndijë e fortë e shpresës për të ardhmen e artit dhe kulturës sonë.

T’i gëzohemi këtij suksesi të jashtëzakonshëm. Të lutemi për Oscar-in e parë të Kosovës.