Mustafa: Shkojmë me grup të përbashkët parlamentar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka bërë të ditur se LDK, do shkojë me një grup të përbashkët parlamentar së bashku me AAK-në, dhe Nismën për Kosovën.

Lajme

09/07/2014 14:19

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur përfundimisht sot që të shkojnë në seancën konstituive të Kuvendit me një grup të përbashkët parlamentar me AAK-në dhe Nisman.

Kjo është bërë e ditur nga Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit që kanë pasur në ambientet e Kuvendit të Kosovës deputetët e zgjedhur të kësaj partie.

“Patë, takimin me Grupin tonë Parlamentar për t’u marrë vesh për formimin e GP të përbashkët LDK-AAK-Nisma”.

“E kemi filluar sot procedurën, do ta përfundojmë nesër. Do të shkojmë në Kuvend si Grupi më i madh Parlamentar”.

“Këto procedura lejohen sepse deputetë janë të lirë të vetë vendosin se cilit grup parlamentar do t’i takojnë”.

 “Gjithsesi që lejohet dhe në atë seancë shkojmë si Grup i Përbashkët parlamentar”.