Mustafa: Serbia përmes Kishës po lobon që të diskriminojë qytetarët e Kosovës (Video)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa vlerëson se Kosova është e gatshme dhe e meriton që të jetë pjesë e UNESCO-s, ani pse, sipas tij, Serbia po lobon që të diskriminojë qytetarët e Kosovës.

Lajme

04/11/2015 10:55

Mustafa shtoi se Serbia me anë të Kishës po tenton që t’i zhvlerësoj vlerat e objekteve kulturore e fetare të bashkësive tjera të Kosovës, raporton lajmi.net.

“Ajo ka çka t’i ofrojë kësaj organizate edhe nga e kaluara e saj. Dëshira për arsim ka mundur edhe okupimin e popullit tonë.  Serbia me qëndrimin dhe lobimin kundër anëtarësimit ne UNESCO, po dëshiron të diskriminoj qytetarët e Kosovës”, deklaroi Mustafa në konferencën për media, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami.

Mustafa u zotua se do të përmbushin të gjitha detyrimet që dalin nga anëtarësimi për në UNESCO./lajmi.net.

YouTube player