Mustafa: Qytetarët vendosin për qeverisjen e vendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka votuar në qendrën e votimit 1922e në vendvotimin 05r në Shkollën Fillore ‘Emin Duraku’. 

Lajme

08/06/2014 10:48

Kreu i LDK-së, tha se qytetarët e vendit me votën e tyre do të vendosin për qeverisjen e ardhshme të vendit.

“Unë pres që do të fitojnë qytetarët e Republikës së Kosovës në radhë të parë. Do të dëshiroja që të dalin të gjithë e të votojnë, sepse zgjedhjet janë mënyra më e mirë që qytetarët të vendosin qeverisjen e tyre dhe kjo është një shans i mirë për qytetarët\”, tha Mustafa, raporton KP.

\”Unë uroj që zgjedhjet të shkojnë mirë, të jenë transparente, të rregullta dhe të japin rezultatet”.