Mustafa: Projekti i LDK-së është i hapur për të gjithë

Ka filluar edhe fushata zyrtare që do të zgjasë pesë ditë para raundit të balotazhit me 19 nëntor dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me një status në Facebook ka ftuar qytetarët e Kosovës që “të Lidhemi rreth një projekti perspektiv për fëmijët tanë".

Lajme

13/11/2017 10:53

Sipas Mustafës projekti i LDK-së është i hapur për të gjithë.

“Fushata që do zhvillojmë këto ditë dhe vota që do kërkojmë për kandidatët tanë, për ne si Lidhje Demokratike e Kosovës, do të jetë fushatë dhe zotim i sinqertë që iu drejtohet të gjithë qytetarëve”.

“Ne ofrojmë një projekt të përbashkët bashkëqeverisjeje, i cili kalon ngjyrat politike, ideologjike apo çfarëdo dallimi tjetër. Qytetet tona, lagjet ku jetojmë, për të ndryshuar kërkojnë vullnetin, idetë dhe përpjekjen e secilit”.

“Jemi në gjendje që t`i tejkalojmë dallimet dhe t`i japim shansin secilit që të jetë pjesë e zhvillimit.
Ne dëshirojmë ta tejkalojmë ndarjen prandaj do kërkojmë që të gjithë të Lidhemi rreth një projekti perspektiv për fëmijët tanë”.