Mustafa: Procesi ndaj Haradinajt, peng i shtetit që është përgjegjës për masakrat

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa duke e komentuar vendimin e gjykatës së Francës ndaj kreut të AAK-së Ramush Haradinajt, vlerëson se atij po i bëhen padrejtësi, mirëpo beson se në fund drejtësia do të triumfojë.

Lajme

09/02/2017 20:43

Madje Mustafa thekson se ky proces po bëhet peng i shtetit mbi të cilin bie përgjegjësia për krimet dhe masakrat në Kosovë./Lajmi.net.

Postimi i plotë i Mustasës:

 

Të dashur miq,

Me keqardhje pritëm zvarritjen e vendimit i cili do të mundësonte kthimin e ish-Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetar i AAK-së, z. Ramush Haradinaj nga Franca në Kosovë. Ironia qëndron në faktin se ky proces po bëhet peng i shtetit mbi të cilin bie përgjegjësia për krimet dhe masakrat në Kosovë. Jam shumë i bindur se së shpejti do të rikonfirmohet e drejta, dhe z. Haradinaj do të triumfojë mbi padrejtësitë që po i bëhen edhe me këtë zvarritje. IM