Mustafa: Pretendimet e kreditorëve në Trepçë arrijnë shifrën 1.5 miliardë euro

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, ka deklaruar se pretendimet e kreditorëve në Trepçë kapin shumën prej 1,5 miliardë euro.

Lajme

15/03/2016 14:01

Mustafa ka thënë se janë regjistruar vetëm pretendimet e kreditorëve dhe AKP është në proces të verifikimit të tyre preliminar dhe dokumentacionit që i shoqëron ato.

“Pretendimet janë diku rreth 1,5 miliardë Euro, më shumë se 70 për qind të shumës ka të bëjë me punëtorët e Trepçës për pagat e humbura në vitet 90 për shkak të përjashtimit nga puna nga regjimi serb dhe kuptohet ai duhet të bartë përgjegjësi dhe zhdëmtojë punëtorët”, është shprehur Mustafa në një intervistë për indeksonline.

Ai ka shtuar se ka kërkesa të Qeverisë së Kosovës dhe ndoshta diku rreth 25 për qind pretendentë jashtë Kosove, po që janë të diskutueshme.

“Synimi është që Trepça të rivitlizohet përmjet të një modeli modern biznesor , që të kontribuojë rritjen ekonomike, eksport e punësimin në nivel vendit dhe në nivel të komuniteteve minerare”, ka thënë Mustafa.