Mustafa plotëson kushtin e Listës Serbe, emëron Ivan Todosijeviq ministër të ri

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim për emërimin e Ivan Todosijeviq, në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.

Lajme

20/04/2017 16:19

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka pritur në takim z. Todosijeviq dhe shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiq.

Ndërkaq, Mirjana Jevtiq, është emëruar në postin e zëvendësministres së Punës dhe Mirëqenies Sociale. /Lajmi.net/