Mustafa përshëndet aksionin për arrestimin e grupit që bënin trafik të njerëzve

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka përgëzuar aksionin e Europol dhe Eurojust si dhe bashkëpunimin e suksesshëm të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, i cili rezultoi me arrestimin e grupeve të krimit të organizuar të involvuar në trafikim me qenie njerëzore nga Kosova për në vendet perëndimore.

Lajme

25/03/2015 17:10

Sipas kryeministrit Mustafa, aksioni i sotëm dëshmon se trendët e fundit të migrimeve ilegale ishin të orkestruara dhe të organizuara nga grupet e ndryshme kriminale.

Në një komunikatë të Qeverisë, thuhet se Musfa ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për të bashkëpunuar në krimin e organizuar.

“Këto grupe i kanë shkaktuar dëm qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë rënë pre e mashtrimeve, por edhe vendit tonë në përgjithësi”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me të gjitha vendet për luftimin e krimit të organizuar, për të vendosur sundimin e ligjit dhe për ta bërë Kosovën shtet të së drejtës”.

“Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë që proceset integruese të dëmtohen nga veprimet e paligjshme të grupeve kriminale”, tha Mustafa.