Mustafa për murin në veri: Nuk do t’i tregojmë muskujt, po presim BE-në

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se të arriturat e Kosovës nuk mund të krahasohen me relacionet e ndërtimit të një muri.

Lajme

08/12/2016 11:20

“Muri në veri të Mitrovicës do të trajtohet me ligj, do të bisedojmë edhe me BE-në. Nuk do t’i tregojmë muskujt e as gjoksin  sepse ato i tregon ligji. Ministrja për Dialog është në kontakte me BE-në që të shikojë nëse është marrëveshje është në harmoni”, ka thënë Mustafa, raporton lajmi.net.

Gjatë konferencës së sotme, kryeministri ka folur edhe për vizitën në Leposaviq.

“Ne kemi kaluar rrugëve të Kosovës dhe jo të Serbisë dhe nuk jemi ndal nga askush. Rrugës kemi marrë informacione se disa qytetarë kanë bllokuar rrugën dhe me vendim të organeve të sigurisë kemi shkuar në një rrugë tjetër dhe nuk jam vonuar më shumë se 10-15 minuta”, ka thënë ai.

Mustafa ka kujtuar se edhe në kohën kur kishte protesta në Prishtinë ka pyetur nga cila rrugë ti bie që mos të ballafaqohet me qytetarë për të shmangur situata të pakëndshme.

Ai ka thënë se janë të vetëdijshëm që situata në veri nuk është aq e mirë por janë të vendosur që këto probleme të zgjidhen. /Lajmi.net/