Mustafa paralajmëron ndryshime në Qeveri, pas Demarkacionit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se procesi i riformatimit të Qeverisë, do të fillojë pas Demarkacionit me Malin e Zi.

Lajme

11/08/2016 15:42

Ai ka thënë se janë duke diskutuar me partnerët e koalicionit për mënyrat e riformatimit, por bëri të ditur, se kjo çështje nuk do të kryhet para 1 shtatorit, pasi është koha e pushimeve.

Ai është shprehur i bindur se me të përfunduar çështja e Demarkacionit, do të kryhet edhe riformatimi.