Mustafa: Opozita po kërkon të vijë në pushtet përmes revolucionit

( E plotësuar) Shefi i Qeverisë, Isa Mustafa thotë se opozita po kërkon që të vijnë në pushtet përmes revolucionit.

Lajme

25/12/2015 20:38

Ai për RTK tha se asnjë shtet në botë nuk do të bashkëpunonte me Kosovën, nëse një parti përdor dhunën si mjet politik.

“Ajo që nuk është në rregull është që të sulmohet anëtarët e qeverisë, të sulmohet kryeministri”.

“Opozita po kërkon që ta pengoj punën e qeverisë po kërkon që të vijnë në pushtet përmes dhunës dhe revolucionit dhe jo përmes votës. Ata duhet ta kuptojnë sa më shpejt se as me gaz, as me pengesa të hekurta nuk mund të vijnë në pushtet. Cili vend në botë mund të bashkëpunojë me një vend që udhëhiqet me njërëz që vijnë në këtë mënyrë në pushtet. Kush do të investonte në Kosovë, që udhëhiqet nga një parti apo njerëz të tillë. Është e qartë se askush”, tha Mustafa, transmeton lajmi.net.

Duke folur për protestat e organizuara nga opozita, Mustafa tha se tri partitë opozitare po “torturojnë qytetarët”.

“S’është në rregull që të torturojnë qytetarët. S’është në rregull që tri parti të mbledhin 500 vetë. Ata duhet ta kuptojnë që ndryshimet bëhen përmes votës”.

Duke folur për transformimin e FSK-së në FAK, Mustafa tha se edhe gjatë bisedimeve që ka pasur me ndërkombëtarët, të gjithë i kanë thënë se “FSK ka kapacitetet e duhura që të shndërrohet në Forca të Armatosura të Kosovës”, tha kryeministri.

Ai tha se tani “ne do të bëjmë përpjekje maksimale që të diskutojmë edhe me partnerët e koalicionit, edhe me Listën Serbe edhe pakicat tjera që të ndërtojmë konsensus të brendshëm”./lajmi.net


 

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, thotë se pret nga AAK dhe Nisma të reflektojnë.

Ai tha se këto dy parti janë dëshmuar se janë parti shtet-formuese dhe se kanë  marrë pjesë në të gjitha proceset e shtet-ndërtimit të Kosovës.

Këto komente Mustafa i ka bërë në intervistën dhënë për RTK, transmeton lajmi.net.

“Në bazë arsye të shëndoshë do të duhej që opozita të reflektonte. Unë mendoj se asnjë arsye që AAK dhe Nisma nuk kanë që të këmbëngulin. AAK në radhë të parë e ka dëshmuar veten se është parti shtet-formuese, i ka miratuar këto parime në vitin 2013. Njerëzit brenda Nismës kanë qenë më parë në PDK. Janë dy parti që kanë qenë gjithmonë pjesë e proceseve shtet formuese. VV-ja nnuk ka qenë, ata kanë bërë opozitën”.

“Sa i përket AAK-së dhe Nismës do të duhej që të reflektoheni por unë shoh se edhe VV duhet të ulet dhe ti sheh këto argumente dhe mos të përdor dhunën si instrument të zgjidhjes”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka mohuar po ashtu mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeverisës pas Vitit të Ri, duke thënë se kanë numra të mjaftueshëm./lajmi.net