Mustafa: Nuk lëvizi në Evropë nëse nuk lëvizin të lirë edhe qytetarët e mi

I pari i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa tha se shtyrja e liberalizimit të vizave do të sjellë edhe të tjera probleme dhe vështirësi, përfshirë këtu edhe dialogun e Prishtinës me Beogradin.

Lajme

26/12/2015 15:09

Kryeministri Isa Mustafa paralajmëroi se nëse nuk u lejohet kosovarëve të lëvizin të lirë në shtetet e Schengen-it, atëherë as ai dhe as kabineti i tij nuk mund të udhëtojnë, duke lënë të nënkuptohet se nuk do të udhëtojë as për në Bruksel, ku edhe zhvillohen takimet e dy qeverive, të Kosovës dhe Serbisë.

“Me këtë sjellje të Bashkimit Evropian, ne do ta kemi të vështirë edhe në dialog, sepse unë nuk kam çfarë të u them qytetarëve të mi nesër që, unë po shkoi në dialog, ju jeni të izoluar në Kosovë dhe unë po dal të shëtitëm në Bruksel ose Evropës me i zgjidhë problemet e Kosovës, mirëpo ju duhet të rrini akoma të izoluar sepse Bashkimi Evropian po thotë që ju me përjashtim të krejt qytetarëve tjerë të Ballkanit Perëndimorë nuk meritoni me udhëtuar lirshëm në Bashkimin Evropian.

Në qoftë se ata nuk meritojnë, nuk do të duhet të meritoi as unë si kryeministër dhe as përgjegjësit tjerë të Republikës së Kosovës”, tha kryeministri.

Pesëmbëdhjetë ditshi i parë i janarit do të sjell rezultate konkrete nga grupet teknike që po merren me përmbushjen e kritereve të pa plotësuara në 8 pikat e mbetura që i hapin rrugë Kosovës për liberalizim të vizave. Këtë e tha në një intervistë për KosovaPress, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ai shtoi se është punuar me një përkushtim shumë të madh në plotësimin e të gjitha kritereve për liberalizim të vizave, prej 95 kritereve vetëm 8 kanë mbetur pa u përmbushur plotësisht, dhe për to tashmë janë bërë analizat dhe grupet teknike kanë afatet për përmbushje të këtyre kritereve.

“Janë dhënë rekomandimet që edhe ato të plotësohen, ne kemi punuar nga shtatori deri më tani në përmbushjen e tyre, kemi konstatuar që i kemi përmbushur të gjitha. Jemi ulur edhe sot këtu kemi pasur një bisedë me kryeprokurorin e shtetit, me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, me ministrin e Integrimeve Evropiane, me shefin e KRPP-së, me ministrin e Punëve të Brendshme , me zv. kryeministrin Thaçi, me ministrin e Financave, dhe kemi bërë edhe një analizë, i kemi lënë një afat grupit teknik që ata të bëjnë analizën e plot të gjitha pikave e nënpikave që ne kemi lidhur me këto tetë rekomandime. Ne jemi të bindur që çdo gjë do tëjetë përmbyllur edhe në pikëpamje të raportit të informimit ndaj Bashkimit Evropian, në pesëmbëdhjetë ditshin e parë të janarit. Atëherë ne do të dalim dhe të njoftojmë edhe opinionin lidhur me këto”, tha Mustafa.

isa-mustafa-fotot-xhemail-sllovinja-1

Megjithatë, kryeministri i vendit mendon se Kosovës i janë vënë standarde të dyfishta nga BE-ja në kërkesën për liberalizim të vizave për kosovarët, dhe kjo, sipas tij, është e padrejtë. Ai thotë se Kosovës nuk duhet t’i bëhet kjo e padrejtë, duke i lënë gati dy milionë qytetarë të izoluar dhe në jetë ndryshe nga i gjithë Ballkani dhe më gjerë.

“ Unë konsideroj që është bërë një e padrejtë që Kosovës nuk ju ka dhënë rekomandimi për liberalizimin e vizave, sepse ne kemi avancuar shumë më shumë se sa vendet e tjera, neve na janë dyfishuar kriteret në raport me vendet e tjera.

Jam shumë i bindur që asnjë arsye nuk e ka Bashk imi Evropian që në fillim të vitit të ardhshëm të mos e caktoj datën për liberalizim të vizave, sepse jemi 1.800.000 banorë ne dhe kur shohim se si u ështëpërcaktuar liberalizimi vendeve me 45.000.000 banorë në Gjeorgji, Kolumbi, Timorit Lindorë dhe tash ku po mbetemi ne. Nuk dëshiroj të bëjë krahasime sepse dëshiroj që të gjithë qytetarët e botës të udhëtojnë pa kufizime, por dua të them se nuk është asnjë arsye që këto kufizime të bëhen për 1.800.000 banor të Kosovës, kundrejt të gjithë të tjerëve të cilët po ju liberalizohen vizat pa kritere të tilla që neve po na bëhen”, tha Mustafa.

Se a është ky vendim i drejtë apo jo i BE-së, sipas kryeministrit Mustafa kjo është çështje tjetër, për të cilën ai nuk preferon ta diskutoi më shumë duke kujtuar se lëshime të mëdha ka bërë BE në shtetet tjera, ndërsa me Kosovën kjo nuk po ndodh.

“A është ky vendim i drejtë apo jo i BE-së, kjo është çështje tjetër, sepse ne kushte të tilla asnjë shteti nuk ju është vënë. Sllovenia dhe Kroacia edhe sot kanë probleme të demarkacionit mes vete, por ato dy vende janë anëtare të Bashkimit Evropian. Maqedonia ka probleme me Greqinë dhe nuk e bënë këtë problem askush siç na bënë neve, por është çështje tjetër”, tha ai.

Mustafa thotë se Kosova ka marrë përgjegjësitë për përmbushjen e këtyre rekomandimeve të mbetura, por ai kërkon që edhe BE-ja të marri përgjegjësitë e saja dhe të mos e zgjasë këtë çështje si punën e lojërave me “llastik”.

“Kështu që ne tani e marrim përgjegjësinë që t’i bëjmë punët tona, por po ashtu kërkojmë përgjegjësinë e Bashkimit Evropian që neve të mos na e zgjasë këtë problem, të mos na e bëjë problem si të “llastikëve”, që ne tani i përmbushim këto rekomandime, diku në fund të janarit, ndërsa ata i gjejnë edhe pesë të tjera dhe thonë; ngadalë se tash duhet me tërheq llastikun majtas, mandej lartë ose poshtë, e mandej të themi se asnjë organ mos të mund ta bëjë punën e vetë si duhet”, tha Mustafa.

Kryeministri Mustafa tha se liberalizimi i vizave për kosovarët do të jetë shans e mirë për të gjithë qytetarët të cilët do ta shfrytëzojnë lëvizjen e lirë për t’u arsimuar, për të parë Evropën dhe për të mësuar nga, siç tha ai, demokracia dhe ekonomia evropiane. Mustafa lëvizjen e lirë e sheh edhe si mundësi t ë mirë për bizneset të cilëve u mundëson ta shfrytëzojnë marrëveshjen për Stabilizim Asociimin, për bashkëpunimin ekonomik dhe për pjesëmarrje në tregjet e jashtme, në panaire edhe në kontakte të përgjithshme me bizneset jashtë vendit.

I pari i qeverisë megjithatë nuk i frikësohet ikjes së qytetarëve nga vendi për në shtetet e Evropës, në kërkim të një jete më të mirë. Ai bilës kujton se si edhe qytetarët që kanë ikur në fillim të këtij viti tashmë po kërkojnë të kthehen në Kosovë.

“Unë nuk i frikësohem, dhe unë mendoj që njerëzit nuk them që ndoshta nuk do të tentoj që gjashtë muajt e parë të dalin e të shëtisin botën, të shohin çfarë ësh të edhe të kthehen. Kështu shkuan edhe kësaj radhe në mënyrë ilegale, por unë kam informata nga përfaqësitë tona diplomatike, nga konsulatat tona, që 60% të qytetarëve tanë që kanë migruar në fillim të janarit e të shkurtit, tash në mënyrë vullnetare po kërkojnë që të kthehen në Kosovë, sepse njerëzit kështu e provojnë se çka është Evropa. Evropa nuk është Francë që të qëndrosh atje pa punuar ose të marrësh ndihma. Ne mund të kemi këtu një ambientetë punës dhe të sigurojmë kushte të jetës…”, tha kryeministri Mustafa.

Në intervistë për KosovaPress, kryeministri Mustafa tha se relacionet migruese janë relacione që zhvillohen edhe ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian, duke kujtuar se shumë qytetarë sot migrojnë nga Italia për në Gjermani, të tjerë migrojnë në Zvicër, varësisht ku gjejnë kushte më të mira të punës, mirëpo kjo nuk do të thotë se e rrezikon tregun e punës ose e rrezikon stabilitetin. Sipas kryeministrit Mustafa stabiliteti rrezikohet vetëm duke izoluar një vend nga pjesa tjetër e Ballkanit dhe Evropës.