Mustafa: Nuk ka ushtri pa koordinim me Amerikën dhe NATO-n

Për herë të parë, Isa Mustafa ka folur për nismën e Hashim Thaçit për transformimin e FSK’së në Ushtri nëpërmjet ndryshimeve Ligjore. Kryeministri, me këtë rast, ka thënë se s’do të ketë formim të ushtrisë pa u koordinuar me Amerikën dhe NATO-n.

Lajme

18/03/2017 13:13

“Formimi ushtrisë vetëm me koordinim me Amerikën dhe NATO-n”, ka thënë Mustafa në përvjetorin e LDK-së në Podujevë.

Presidenti Thaçi e ka dërguar Projekligjin në Parlament, ndërsa, ka shkuar edhe në Qeveri për miratim. Ende nuk është kthyer ky dokument te deputetët për votim.

Zyrtarët amerikanë dhe ata të NATO-s kanë kërkuar që ushtria të formohet duke bërë ndryshime Kushtetuese, ku kërkohen edhe votat e pakicave.

Ndërsa, Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi ka thënë se serbët nuk pranojnë ndryshime kushtetuese, prandaj, e vetmja rrugë për ta bërë ushtrinë është përmes ndryshimeve ligjore në Ligjin për FSK-në.