Mustafa nga Tirana njofton se Lista Serbe shpejtë kthehet në institucioneve

Kryeministri Isa Mustafa, gjatë konferencës së përbashkët në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve edhe për kthimin e Listës Serbe në institucione. Ai ka thënë se kjo listë shumë shpejtë do të kthehet në Kuvend dhe Qeveri.

Lajme

23/03/2015 13:50

Ndërsa për qëllimin e mbledhjes së përbashkët, kryeministri Mustafa ka thënë se Kosova dhe Shqipëria po fillojnë t’i zgjidhin problemet që i kanë preokupuar qytetarët e të dyja vendeve dhe bizneset.

Mustafa po ashtu përmendi të gjitha nënshkrimet që u bënë sot.

“Sot nënshkruam 5 marrëveshje, katër memorandume, dy protokolle dhe një deklaratë të përbashkët. E konsiderojmë të veçantë nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë dhe të punëve të brendshme. Në fushën e ekonomisë që të përfitojnë të dyja palët”, ka thënë ai.

Mustafa ka folur edhe për Listën Srpska, e cila është kthyer akoma në kuvend. Ai tha se shpejt do të kthehen edhe Srpska, megjithatë të gjithë duhet të respektojnë rregullat dhe ligjet, në të kundërtën duhet të përgjigjen.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Isa Mustafa ka thënë se me marrëveshjet që u nënshkruan sot po dëshmohet bashkimi mes dy shteteve.

“Me këtë dua të them se ky është bashkimi ynë kombëtar nëpërmes Bashkimit Evropian”, tha Rama në konferencën me gazetarë pas nënshkrimit të 11 marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri.

Rama tha se marrëveshjet e nënshkruara mbulojnë sektorët e sigurisë, kulturës dhe bujqësisë.

Kryeministri Rama premtoi se gjatë kësaj vere shqiptarët e Kosovës nuk do presin në radhë nëpër pikat kufitare por aty do të bëhet një kontroll formal sipas Ramës si në kufijtë e BE-së.

Marrëveshje e rëndësisë të veçantë Rama e konsideron marrëveshje për unifikim të sistemit arsimor e që sipas tij është një angazhim themelor në rrugën e bashkimit të forcave të institucioneve arsimorë për të funksionuar si një forcë e vetme e një populli në rrugën e integrimit në BE.

Kryeministri Rama tha se së shpejti do të hapet konsullata e përbashkët në Milano të Italisë dhe me këtë dy shtetet po unifikojnë përpjekjet diplomatike.

Sipas tij marrëveshjet i administrojnë dy shtetet por aspiratat dhe interesat janë të përbashkëta.