Mustafa në takimin e Asamblesë Politike të PPE’së

Isa Mustafa po merrë pjesë në takimin Asamblesë Popullore Europiane. Mustafa ka marrë zotimin nga Partia Popullore Demokristiane për integrimin sa më të shpejtë të Ballkanit perëndimor në BE.

Lajme

28/01/2014 10:53

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nga e hëna është duke marrë pjesë në takimin e Asamblesë Politike Popullore Europiane, i cili po mbahet në Bruksel.

Në një komunikatë të LDK`së thuhet se Mustafa është takuar me përfaqësues të Partisë Demokristine Gjermane dhe përfaqësues të Partisë Popullore të Austriake.

“Nga dje, në Bruksel, po mbahet takimi i Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane dhe ky është takimi i fundit para Kongresit të EPP-së, që do të mbahet në fillim të muajit mars”.

Në takim po merr pjesë edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Isa Mustafa, si përfaqësues i të vetmes parti kosovare anëtare e këtij grupimi më të madh politik të Bashkësisë Evropiane, së bashku me zyrtarin ndërlidhës për EPP-në, Valon Halimi”.

“Përveç vendimeve përfundimtare për Rregulloren e Kongresit, në takim është biseduar gjithashtu edhe për rëndësinë e Kongresit së EPP’së, në të cilin do të emërohen kandidatët për President të Këshillit Evropian, si dhe kandidati i EPP’së për Kreun e Komisionit Evropian”.

“Gjatë takimit të Kryetarit Mustafa me përfaqësuesit e Partisë Demokristiane Gjermane, të cilët i falënderoi për angazhimin dhe ndihmën e tyre të përhershme dhënë Kosovës dhe LDK’së, Kryetari Mustafa gjithashtu pranoi ftesën për një vizitë zyrtare në Gjernani, e cila do të organizohet gjatë muajit shkurt”.

“Gjithashtu, Kryetari Mustafa u takua edhe me përfaqësuesit e Partisë Popullore Austriake, të cilët i përgëzoi për formimin e qeverisë së re dhe mori zotimin e tyre për integrimin sa më të shpejtë të Ballkanit perëndimor në EU”.

“Ndërsa, Daul, Kryetar i EPP’së, e uroj Kryetarin Mustafa për rezultatet e mira të LDK’së në zgjedhjet lokale dhe i informoi të pranishmit se së shpejti planifikon vizitën e tij në Kosovë”.