Mustafa në Istog: Kjo Qeveri i ka ditët e numëruara

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim zgjedhor në Vrellë të Istogut ku nga këtu u kërkua që në raundin e dytë të 19 nëntorit të votohet kandidati Haki Rugova ndërsa paralajmëruarn zgjedhje të reja në nivel vendi në pranverë.

Lajme

15/11/2017 18:48

Për t’i dhënë mbështetje kandidatit të LDK-së në Istog ka shkuar edhe kreu i partisë Isa Mustafa, deputeti Kujtim Shala, kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, deputeti Armend Zemaj si dhe Alush Gashi.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa është shprehur i lumtur që gjendet në Istog për t’i dhënë mbështetje Rugovës e që sipas tij edhe kësaj radhe do të korrë fitore sikurse herave tjera.

Madje kreu i LDK-së tha se projektet e Rugovës do të implementohet nga qeverisja, e cila së shpejti do të udhëheqet nga LDK-ja.

Në fjalën e tij Mustafa nuk ka harruar ta përmend liderin historik të LDK-së Ibrahim Rugova, por edhe ish-kryetarin e ndjerë të kësaj komune Fadil Ferati.

“Këto vlera ne i ndajmë së bashku prandaj as Istogu e asnjë vend tjetër nuk  meritojnë  vlera tjera. Të tjerët mund ta kenë vendin tjetërkund për të drejtuar mund të kenë bizneset e tyre për të cilat ne sot nuk do të përzihemi, por Isotgu meriton njerëz të profilit të Haki Rugovës. Prandaj unë jam sonte këtu jo që të arsyetojë  programin qeverisës së Haki Rugovës, sepse e ka prezantuar para jush i cili është i shkëlqyeshëm por që nuk do të implementohet në këtë qeverisje, por në një qeverisje tjetër. Prandaj edhe atë duhet ta dini se edhe kjo qeverisje i ka ditët e numëruara dhe Haki Rugova e ka përkrahjen e plotë të Qeverisë, e cila do të del në mënyrë burimore nga vullneti i shumicës në Kosovë dhe ky vullnet d të del me në krye LDK-në”, tha Mustafa.

Mustafa u ka bërë thirrje qytetarëve të Istogut që më 19 nëntor të dalin masovikisht dhe ta votojnë njeriun me vlera siq është Haki Rugova.

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Istogut Haki Rugova tha se fitorja e LDK-së më 19 nëntor do të jetë shumë e fuqishme. Ai madje paralajmëroi fitore të LDK-së në nivel vendi qysh në pranverë.

“Jam thellë i bindur që fitorja e LDK-së në Istog do të jetë shumë e fuqishme . unë kërkoj falje që jemi këtu ku nuk zë shumë njerëz sepse do të kishte shumë më shumë njerëz por ne kemi filluar palestrën këtu por shpresojmë që kah pranvera të tubohemi sërish këtu me fitoren e ardhshme të LDK-së në nivel shteti. Kosovës i duhet fitorja e LDK-së. Nuk e kam pritë një garë aq të keqe, Istogut nuk i ka hije që njerëz që shpifin t;iu udhëheqin, ne nuk jemi të tillë, ne e kemi kulturën tonë, kemi moralin tonë edhe tradicional. Ky është mesazhi i Ibrahim Rugovës dhe Fadil Feratit”, tha Rugova.

Ai tha se do të implementohen projektet e tij si për punësim të të rinjve, turizëm duke premtuar se të gjitha ato do të realizohen.

Rugova tha se fitorja e LDK-së në Istog është shumë e rëndësishme për tërë Kosovën, duke shtuar se e ka mbështetjen edhe të kreut të partisë Isa Mustafa.

Ai i ka ftuar të gjithë që më 19 nëntor të  vijnë në Istog për të festuar fitoren e  LDK-së.