Mustafa: Në asnjë rrethanë nuk bëjmë koalicion me PDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se kjo parti në asnjë rrethanë nuk o të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Lajme

12/08/2017 15:49

Mustafa përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se krizën politike e kanë shkaktuar PDK, LVV, AAK, Nisma dhe Lisa Serbe, pasi e kanë mbështetur rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”.

Ky është shkrimi i plotë i Mustafës:

Të nderuar miq,

PDK, VV, AAK, Nisma si inicuese, Lista Serbe, të gjithë së bashku të bashkrenditur organizuan dhe i shpallën mosbesim Qeverisë së drejtuar nga LDK. Emruesi i përbashkët i koalicionit te tyre anti LDK shpjegohet me faktin se nuk shihnin interes që Kosova të ketë një Qeveri që lufton krimin dhe siguron zhvillimin ekonomik.

U vërejtë që edhe ndëkombëtarët, të cilët e kanë plotë gojën luftë kundër krimit dhe korrupsionit, se në fakt janë më shumë të interesuar për stabilitet, qoftë ai i menaxhuar nga krimi, sesa për një qeverisje e cila në mënyrë të pavarur lufton krimin. Prandaj edhe ndodhi kjo që ndodhi.

PDK-së, AAK-së e Nismës iu rrezikohej kapja e shtetit nga njerëzit që i kanë të instaluar në institucione. Kurse, VV i shfrytëzoi këto parti për të justifikuar përdorimin e dhunës për ardhje në pushtet. Argat të tyre ishin edhe disa deputet të LDK-së.

Lista Serbe i fërkoi duart se tani do të jenë faktor kyq, ata dhe Beogradi, në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës. Shfrytëzuan nendjelehtësinë e atyre që thirreshin në vendime të mëdha!?

Rezultoi se Llogaritë, sondazhet, këshillat e të gjithëdijshëmve, materiali propagandues iu dolën të gabuara!

Ishte kjo e vetmja qeveri e pasluftës e drejtuar nga LDK-ja, ndaj së cilës u ushtrua dhunë e paparë.

U sulmuan institucionet, u sulmua familja, shtëpia dhe eskorta e Kryeministrit, u sulmuan disa ministra. Opinioni heshti. Heshtën edhe organet e ligjit.

Vota e mosbesimit nënshkroi certifikatat e dhunës dhe të ideatorëve të saj.

Këto ditë ata që organizuan të gjitha këto pisllëqe dhe komplote kërkojnë që LDK-ja tu bashkangjitet për të bërë institucionet, bile edhe po kanë fytyre (të pafytyrët) të fajësojnë LDK-në se ajo qenka tani bllokuesja.

Është e qartë se LDK nuk e shkaktoi këtë situatë, se LDK nuk e ka mandatin për Kryetar të Kuvendit dhe as radhën e parë për nominim të Kryeministrit. Prandaj Koalicioni i LDK -së s’ka si ta bllokojë e as si ta zhbllokojë situatën. Sutuatën po e mban peng Koalicioni i PDK-së.

Të gjithë ata që kanë iluzione se me zhagitje të proceseve, para apo pas zgjedhjeve lokale, do të ndryshojnë qendrimin e LDK së mashtrohen kot!

Në asnjë rrethanë nuk bëjmë koalicion me PDK-në për qeverisje qendrore.

Sa i përket Vetëvendosjes, do të kërkojmë që ti qartësojnë qëndrimet e tyre për shumë akuza, sulme dhe veprime të dhunshme por edhe çështjet programore. Në ditët në vijim do të adresojmë çështjet soecifike. IM