Mustafa: Ndryshimet kushtetuese për Specialen së shpejti në Kuvend

​Kryeministri i Kosovës Isa Musatafa deklaroi se shumë shpejt do t’i riprocedojnë në Kuvendin e Kosovës, ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, por shtoi se nuk mund të përcaktoj një afat se kur do ta bëjnë këtë.

Lajme

06/07/2015 13:50

I pyetur nëse ka pasur kurdisje të votimit në seancën e kaluar, Mustafa theksoi se nuk mund të thotë se ka pasur kurdisje të votimit sepse ai është vullneti i lirë i deputetit për të votuar. Mustafa u ka bërë thirrje deputeteve që të kalojnë mbi veten dhe të votojmë Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se do të provojnë të bashkëpunojmë edhe me opozitën për këtë çështje, pasi sipas tij, kjo është çështje e kuvendit dhe jo e vetëm e pozitës apo opozitës.

Këto komente Mustafa i bëri pas një akademie përkujtimore kushtuar betejës së Loxhës. /KosovaPress