Mustafa: Mësuesit e parë në Viti, një famullitar dhe një hoxhë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë vizitës që i ka bërë komunës së Vitisë së bashku me kryetarin e kësaj komune Sokol Haliti ka vizituar Kishën në fshatin Letnicë.

Lajme

27/05/2016 22:10

Ai ka thënë se kjo kishë ka një të kaluar të pasur dhe historike për kulturën tonë dhe identitetin kombëtar.

Mustafa me anë të një postimi në facebook, ka shkruar se qyteti Vitisë i ka dhënë shumë kultures, dijes e tolerancës fetare, shkruan lajmi.net

Ai ka përmendur faktin se dy shkollat e para shqipe janë hapur në këtë qytet ku mësues ishin një famullitar dhe një hoxhë.

Postimi i plotë i Mustafës:

Gjatë qëndrimit në Komunën e Vitisë së bashku me kryetarin Sokol Haliti vizituam fshatrat Letnicë dhe Stubëll. Në zyren e kryetarit biseduam për shumë punë që janë bërë në Viti.

Në Letnicë, vizituam edhe Kishën e Letnicës ku takuam shumë qytetarë dhe përfaqësuesit e klerit katolik. Kisha e Letnicës është një shtëpi e cila respektohet shumë, ka një të kaluar të pasur dhe historike për kulturën tonë dhe identitetit kombëtar. Vërejta me vëmendje kujdesin që bëhej ndaj kroatëve dhe të gjitha komuniteteve tjera. E veçanta e Kishës së Letnicës është se Nëna Tereza ka filluar misionin e saj si murgeshë nga ky vend.

Se Vitia është unike në kontributin dhënë kulturës, dijes, tolerancës dhe identitetit tonë vërtetohet se dy shkollat e para shqipe në Kosovë ishin nga Vitia. E para, shkolla e Stubllës, kishte mësues një famulltar. E dyta, kishte për mësues një hoxhë. Në Muzeun e Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë e cila drejtohej nga Don Mikel Tarabulluzi pamë brenda edhe figura historike të cilat kanë quar përpara gjenerata të tëra.