Mustafa: Lufta kundër korrupsionit faktor kyç për investimet nga jashtë

Lufta kundër korrupsionit është faktor kyç për investitorët e jashtëm, ka thënë kryeministri në detyrë, Isa Mustafa në tryezën me gratë në biznes me temën “Roli i Kooperativave në zhvillimin e bizneseve”, organizuar nga Forumi i Gruas i LDK-së që është duke u mbajtur në kryeqytet, shkruan Ekonomia Online.

Lajme

28/08/2017 11:23

Mustafa ka thënë se kemi legjislacionin në harmoni me BE-në dhe nuk do të kemi problem për bashkëpunimin me shtetet e BE-së.

“Qasja në treg vazhdon të jetë problem për fermerët qasja në burimet e financimit sepse kushtet e kreditimit janë të pabarabarta të fermerëve tanë me ata të BE-së. Problem tjetër është përpunimi i lëndëve bujqësore, mungesa e depove për ruajtjen e këtyre prodhimeve”, është shprehur Mustafa.

“Unë nuk mendoj që stabiliteti politik nuk do të ndikojë në atë ekonomik sepse ne kemi punuar shumë për këtë dhe duhet të bëjmë përpjekje të themelohen institucionet sepse kemi ngecur në këto fusha. Lufta kundër korrupsionit është faktor kyç për investitorët e jashtëm”, ka thënë Isa Mustafa.

Ai ka thënë se për tu mburrur janë bizneset e grave, sepse ka shumë biznese të organizuara shumë mirë.

“Unë nuk mund të flas për të ardhmen, por jam i sigurt se reformat që kemi bërë ne do të japin rezultate, sepse këto politika kanë mundësuar që të jenë të barabartë me të gjitha bizneset në rajon dhe Evropë”, ka thënë Musrafa.