Mustafa: LDK në asnjë variant s’bëhet pjesë e Qeverisë dhe e Ekipit negociator

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij në asnjë variant dhe me asnjë kusht s’do të bëhet pjesë e qeverisë Haradinaj.

Lajme

16/01/2019 21:29

I pari i LDK-së, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se LDK-ja s’do të bëhet as pjesë e Ekipit negociator.

Mustafa po ashtu ka thënë se kjo qeveri duhet të rrëzohet, përcjell lajmi.net.

“LDK në asnjë variant dhe me asnjë kusht nuk bëhet pjesë e kësaj Qeverie. Nuk bëhet pjesë e këtij ekipi negocues! Kjo Qeveri duhet të rrëzohet një ditë e më parë. LDK është partia më e madhe në Kosovë. LDK është në opozitë. Është unike dhe nuk i ka dy zëra. Nga opozita LDK e përkrah dialogun me kriteret e definuara në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së. Po e përsëris dhe ripërsëris një qëndrim të LDK-së që të gjithë e dinë por po mundohen ta manipulojnë për ta dëmtuar LDK-në”. /Lajmi.net/