Mustafa: LDK doli partia e parë, do t’i drejtojë 15 komuna

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa ka thënë se në zgjedhjet lokale partia e tij do të jetë e para.

Lajme

22/10/2017 20:11

“Numrin më të madh të komunave në vend do ta ketë LDK-ja. Do t’i marrim nëntë komuna të cilat i kemi pas këtë mandat, do të kemi mbi 15 komuna të cilat do të drejtohen nga LDK-ja. Kam besim që ne do të fitojmë edhe komunat të cilat nuk i kemi pasur deri më tani në qeverisje,”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, LDK do ta ketë numrin më të madh të komunave në këtë mandat./Lajmi.net/