Mustafa: Kosovarët kërkojnë të kthehen nga ISIS-i (Video)

Kryeministri Isa Mustafa, në një intervistë për emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka folur sërish për  luftën kundër terrorizimit, por edhe për rrezikun që i kanoset vendit tonë nga sulmet terroriste.

Lajme

23/06/2016 15:02

Sipas kryeministrit, Kosova aktualisht qëndron mirë në këtë drejtim, derisa ka përmendur edhe mos shkuarjen e asnjë kosovari në Irak dhe Siri që tetë muaj.

Në këtë mes, kreu i ekzekutivit ka përmendur edhe një fakt interesant sipas të cilit shumë kosovarë që aktualisht janë në ISIS po kërkojnë të kthehen në Kosovë.

“Kemi problem me familjarët e njerëzve që kanë rënë atje ose janë akoma në këto fronte sepse disa prej tyre dëshirojnë të kthehen nga ISIS-i, por është problem se si t’ju mundësohet kthimi në Kosovë. Sidoqoftë masa të mira janë ndërmarr për shkak se kemi ligjin që parandalon shkuarjen në luftërat e huaja”, ka thënë Mustafa.

YouTube player