Mustafa: Kosova do të jetë pronare e kodit +383

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pasi mori krejt pyetjet në Kuvendin e Kosovës doli në foltore dhe u mund të jepte përgjigjen për secilën.

Lajme

29/09/2016 14:11

Tha se kodi telefonik do të jetë i Kosovës dhe Kosova do të jetë pronare e saj.

“Ne do administrojmë më këtë kod, ai lidhet direkt me botën, e deri më tani është bërë përmes Beogradit”, tha Mustafa, raporton lajmi.net

Kodin ai tha se e ndan ITU-ja pavarësisht që nuk e kanë pranuar Kosovën të aplikojë, e është bërë përmes Austrisë.

“Jam informuar se ka pasur kontakte me Shqipërinë, kështu më kanë informuar, por nuk ka pasur rezultatet në lidhje me këtë çështje, pra që të mund të aplikohet përmes Shqipërisë”, tha Mustafa.

Kur foli për rezolutat që duhet aplikuar në Kuvend, Mustafa tha se ashtu duhet bërë, por sipas tij, duhet shikohet që ato të mos bien ndesh me Ligjet në fuqi në Kosovë.

Mustafa tha se nuk ka qenë aspak e lehtë të arrihet kjo marrëveshje, por sipas tij, Kosova përfiton me këtë kod telefoni, se duhet pranuar si është aktualisht dhe Kuvendi duhet ta përkrah.

“Brukseli duhet të jenë rigoroz dhe të ushtrojnë presion mbi Serbinë që marrëveshjet e arritura të zbatohet sepse po na dëmton në shumë pikëpamje”, tha Mustafa./ Lajmi.net