Mustafa: Komisioni t’i ofrojë faktet e reja për Demarkacion, jo të Murat Mehës

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa në një postim në facebook ka thënë se qytetarët e Pejës dhe të Rugovës e dijnë se ku është kufiri me Malin e Zi.

Lajme

13/11/2017 18:30

Këtë e argumentoi me fitoren pa balotazh të Gazmend Muhaxherit në Pejës.

“Qytetarët e Pejës dhe të Rugovë e dijnë ku është kufiri me Malin e Zi. Ata e rizgjodhë kryetarin e tyre, i cili pa asnjë hezitim argumentonte se kufiri është aty ku e përcaktoi komisioni shtetëror”, ka shkruar Mustafa në facebook.

Ai tutje ka thënë se komisioni i ri duhet t’i ofrojë faktet e tyre për shenjëzimin e kufirit, e jo ato të Murat Mehës.

“Shtrohetj pyetja, pasi këta profesorë etj. që sot e përbëjnë Komision e ri Qeveritar atëherë thonin se i kanë të gjitha faktet dhe dokumentet se Kosova ka humbur 8 mijë hektarë, çfarë fakte ata kërkojnë sot?! Ata duhet ti ofrojnë faktet e tyre, jo të “Murat Mehës””, ka shkruar Mustafa në facebook.

Ndryshe, Komisioni për Demarkacion sot raportoi para Komisionit Parlamentar për Integrime. /Lajmi.net/