Mustafa: Kodi +383 është në funksion – Lajmi.net
Mustafa: Kodi +383 është në funksion
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 12:19, 15 April 2017
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, në një ligjëratë para studentëve të kolegjit “ISPE” ka thënë që sektori publik është shumë më pak atraktiv se sa sektori privat.

Ai ka thënë se ka qenë ithtar i privatizimit të Postës në vitin 2013.

Mustafa iu është drejtuar studentëve duke u thënë “tentoni të krijoni miq dhe netëork të suksesshëm”, raporton Ekonomia Online.

“Sa më të fuqishëm që jeni me ‘netëorkun’ e juaj edhe ju do të jeni të fuqishëm”, ka thënë ai. Ndërsa duke folur për Telekomin e Kosovës ka thënë se kanë mbi një milionë konsumatorë. “Sipas të hyrave jemi lider në treg e po ashtu edhe me numër të konsumatorëve”, ka shtuar ai.

Sipas tij, problemet që janë sot në Telekomin e Kosovës janë probleme të vitit 2009. Duke folur për fillimin e punës së tij në Telekom ka thënë se struktura e PTK-së nuk ka qenë ashtu siç duhet.

“Kemi arrit që tash të jemi tetë departamente kryesore”, ka shtuar ai.

Sa i përket Kodit telefonik +383 ka thënë se ky kod është identifikuesi më i lehtë dhe më praktik për shtetësinë e Kosovës.

“Sot kodi +383 është në funksion, nuk është ashtu siç duhet. Kemi dhënë premtimin që kodin +381 do ta largojmë. Ky kod është mjet identifikues që na ka munguar që nga paslufta. Çdo kod telefonik është edhe kod gjeografik edhe kod shtetëror”, ka shtuar Mustafa. Sipas tij, shumë njerëz kanë thënë se ky kod iu ka dhënë Serbisë e jo Kosovës, por ky kod është shtetëror dhe iu ka dhënë Kosovës e jo Serbisë.

Fjalët kyçe: Agron Mustafa, kodi telefonik, PTK

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play iStunt 2
  • Play Berry Rush