Mustafa: Kodi +383 e ka sjellë Kosovën në rrjetet e telefonisë ndërkombëtare

Ashtu si kompanitë e tjera publike të Kosovës, Telekomi është në një moment ndryshimesh, kur përpiqet të modernizojë shërbimet dhe të rrisë të ardhurat.

Lajme

11/02/2018 21:10

Ndërkohë që përpiqet të privatizojë gradualisht operacionet e tij, Telekomi i Kosovës është tronditur edhe nga një numër problemesh në kontrata që e kanë kërcënuar kompaninë me falimentim.

Përveç problemeve, për t’u shënuar është edhe një zhvillim historik për telefoninë e Kosovës, vendosja e kodit telefonik 383 për vendin. Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ishte në studion e Zërit të Amerikës ku diskutoi arritjet dhe sfidat e institucionit që drejton. Ai foli fillimisht mbi kontratën e re që ka nënshkruar Telekomi i Kosovës me një kompani amerikane, gjë që ishte edhe arsyeja e vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

“Ne jemi shumë pranë kalimit të tërësishëm të kodit 383 në shfrytëzim. Ky kod do sjellë lehtësira në komunikimet telefonike dhe jemi pranë eleminimit të kodeve të tjera”, ka deklaruar Mustafa.