Mustafa kërkon nga Kuvendi të votohen ligjet për EULEX-in

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të votojë dy projektligjet për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Lajme

17/06/2016 13:28

Ai në fjalimin e tij në Kuvend tha se gjatë hartimit të këtyre dy projektligjeve kanë marr pjesë të gjithë përfaqësuesit e institucioneve kompetente të drejtësisë e sigurisë në vend.

Kreu u Qeverisë ka bërë të ditur se ekzekutivi i vendit është pro votimit të këtyre projektligjeve.

“Ne si qeveri kemi filluar me kohë të përgatitemi. Ne e kemi pasur materialin me kohë për ta dërguar në Bruksel”.

“Jemi angazhuar që thellësisht të trajtojmë këtë çështje me BE. Kemi qenë, Presidenti, Kryetari i Kuvendit, unë si kryeministër, ministri i drejtësisë dhe të gjithë njerëzit kompetentë dhe kemi bërë këto dy ligje”, ka thënë Mustafa raporton lajmi.net.

“Ne jemi për të vazhduar punën EULEX-it ashtu siç është paraparë në këto dy projektligje dhe të luftohet ky krimi pa marr parasysh”, ka thënë ai.