Mustafa kërkon mbështetje nga të djathtit e Europës për liberalizimin e vizave dhe MSA-në

Kryeministri Isa Mustafa ka marr sot pjesë në samitin e Partive Popullore Evropiane që u mbajt në Bruksel.

Lajme

19/03/2015 16:14

Në fjalimin e tij, kryeministri Mustafa i informoi të pranishmit për programin qeverisës.

“Kryeministri Mustafa nënvizoi objektivat që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, shtetin ligjor dhe integrimin evropian”.

“Kryeministri Mustafa kërkoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e vendeve evropiane që edhe qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë si dhe për nënshkrimin sa më parë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

KM-04

Mustafa gjithashtu ka kërkuar mundësinë e bashkëpunimit bilateral, e cila do të mundësonte punësim sezonal për qytetarët e Kosovës.

“Në Samitin e zgjeruar të grupit më të madh të partive në Parlamentin Evropian EPP, ishin të pranishëm edhe liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, si kancelarja gjermane Angela Merkel, Mariano Rajoy, Viktor Orban, udhëheqës të Bashkimit Evropian si dhe krerë të tjerë të partive të djathta evropiane”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. (lajmi.net)