Mustafa: Kemi programin e duhur për rënien e papunësisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa, ka programin e duhur për zhvillimin e shpejtë ekonomik dhe rënien e papunësisë.

Lajme

27/05/2017 16:17

Në një postim në Facebook, Mustafa ka shkruar se koalicioni i tij ka njerëz dhe guxim për të arritur objektivat.

“Prioritet i të gjitha prioriteteve për Kosovën është zhvillimi i shpejtë ekonomik dhe rënia e papunësisë në tregues njëshifror. Koalicioni ynë (LDK-AKR-Alternativa) ka programin e qartë për të arritur këto objektiva. Ka njerëz me dije politike, shkenëcore dhe biznesore. Ka guximin e duhur!” ka shkruar Mustafa.