Mustafa: Po sfidohemi nga një pjesë e komunitetit për formimin e FAK-ut

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka deklaruar se në proceset që po kalon Kosova, si LDK do të ndërtojnë ura bashkëpunimi në mes pozitës dhe opozitës, pasi, siç ka thënë, ka kaluar koha e tradhtarëve dhe, "ajo periudhë, nuk na kanë sjellë asgjë".

Lajme

28/05/2016 11:17

Mustafa në Kuvendin e Punës së LDK-së, tha se kriminelët dhe tradhtarët nuk duhet të bëhen pjesë e fjalorit tonë.

Ai tha se po sfidohemi me atë se duhet ta bindemi një pjesë të komunitetit që të votojnë transformimin e FSK-së në FAK.

Mustafa tha se synimet janë që gjatë këtij viti Kosova të anëtarësohet në Interpolit dhe të aplikohet në UNESCO, dhe kjo është një rrugë që duhet të bëhet në bashkëpunim me pozitën e opozitën.

“Në ballafaqimin tonë me këto sfida dhe me shumë sfida për shtetin do të ndërtojmë ura bashkëpunimi me pozitë e opozitë, ka kaluar koha e tradhtarëve, dhe ajo periudhë nuk na kanë sjellë asgjë. Kriminelët dhe tradhtarët nuk duhet të bëhen pjesë e fjalorit tonë”, ka thënë Mustafa.

Kosova si shtet i ri, ndihet pjesë e BE-së, kurse, LDK angazhohet për përmbushjen e kritereve që të bëhet integrimi i Kosovës në BE.

“Programi qeverisë si shtyllë kryesore e ka zhvillimin e ekonomik, sundimin e ligjit, arsimin, shëndetësinë bashkëkohore”, tha ai.