Mustafa ka fjalë miradije për Thaçin

Kryeministri, Isa Mustafa ka thënë fjalë miradije për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Bile, sipas kryeministrit, presidenti po e kryen punën e tij shumë mirë.

Lajme

09/08/2016 16:37

Këto komente i pari i ekzekutivit i bëri në konferencën e Qeverisë e cila po mbahet pas takimit me anëtarët e Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit shtetëror, raporton lajmi.net.

Mustafa tha ka thënë se “disa kanë menduar se shteti i Kosovës do të bie kur të zgjidhet Thaçi President, por tash po shihet se kurgjë nuk u bë”.

“Bile Hashimi po e kryen shumë mirë punën e Presidentit”, ka thënë Mustafa.

Ai tha se disa që e kundërshtonin, tash po i thonë mirëmëngjesi e mirëdita, Thaçit /lajmi.net