Mustafa: Isa Boletini shembull i atdhedashurisë

Isa Boletini me veprën e tij përçoi mesazhin e madh të unitetit dhe dashurisë pakushte për vendin e tij

Lajme

10/06/2015 13:09

Kështu tha kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa me rastin ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të heroit Isa Mustafa që po mbahet në Mitrovicë.

“Heroi Isa Boletini po rikthehet sot vendlindjes pasi ka udhëtuar simbolikisht nëpër qendrat kryesore kosovare, nëpër të cilat edhe njëherë përçoi mesazhin e madh të unitetit dhe dashurisë pa kushte mes vëllezërve të një gjaku dhe një gjuhë, mes vëllezërve të një fati e një ëndrre”.

“Isa Boletini luftoi me ëndrrën e lirisë për gjithë shqiptarët, luftoi për një njësi shtetërore kombëtare, përgjatë mbarë viseve në të cilat me shekuj kishin jetuar paraardhësit”.

“Rrethanat e kohës dhe rreshtimet e fuqive të mëdha pamundësuan që kjo ëndërr të bëhet në të tërësi realitet, ndaj pavarësia e Shqipërisë është shpallur pra në vjeshtën e vitit 1912 nuk arriti të ruajë as çerekun e tokave në të cilat shqiptarët historikisht dhe pashkëputshëm ishin popullsi me shumicë”.

“Isa Boletini nuk është vetëm simbol i unitetit shqiptar, simbol i vetëflijimit për lirinë dhe prosperitetin e kombit të tij por është edhe një simbol i jashtëzakonshëm i luftës dhe flijimit për lirinë universale njerëzore”.