Mustafa: Ibrahim Rugova njeri i epokave

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën në 11 vjetorin e tij të vdekjes.

Lajme

21/01/2017 15:45

 

“Rugova ishte arkitekt i pavarësisë, lider vizionar, personalitet frymëzues, të cilit s’ia dëgjoi kurrë askush një fjalë të keqe”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Lexoni postimin e plotë:

Sot, me pikëllim dhe shumë krenari, në 11 vjetorin e kalimit të tij në amshim, e përkujtojmë Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugovën.

Rugova ishte arkitekt i pavarësisë, lider vizionar, personalitet frymëzues, të cilit s’ia dëgjoi kurrë askush një fjalë të keqe.

Gjatë jetës së tij, Rugova na udhëhoqi drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, vendosi standardet më të larta në politikë, u bë mik i shquar i botës demokratike, ishte krijues kulminant dhe njeri shembullor…

“Ashtu si Presidenti Amerikan Abraham Lincoln, Presidenti Rugova është bërë njeri i epokave”, shkruante Senatori Bob Doll.

Ibrahim Rugova ishte me të vërtetë i tillë: Njeri i Epokave.

 

Lavdi për jetë e mot!