Mustafa i rrëfehet shoqërisë civile, flet për zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një tryezë me shoqërinë civile ku po të diskutohet situata aktuale në Kosovë ka thënë se koalicioni udhëheqës kanë konsideratë për çdo deklaratë ose qëndrim të dhënë nga shoqëria civile për situatën aktuale, pavarësisht nëse pajtohen ose jo.

Lajme

09/02/2016 11:32

“Shoqërinë civile e konsiderojmë si shumë të rëndësishme për ndërtimin e demokracisë”, tha ai, raporton lajmi.net.

Mustafa konsideron se dialogu i ndihmon vendit dhe është e vetmja rrugë për zgjidhje e problemeve.

“Dua të them se ne nuk kemi pasur mundësi që të shprehim argumentet tona para deputetëve dhe shoqërisë civile për shkak të situatës aktuale”, tha Mustafa.

Ndër të tjera, ai tha se kanë gjetur gjuhë të përbashkët me të gjitha pakicat në Kosovë dhe se dialogu me ta ka qenë kyç për integrimin e tyre duke përfshirë edhe serbët e veriut.

“Dhuna nuk mund të jetë alternativë sepse ajo rrezikon dëmton imazhin dhe gëzon kundërshtaret e pavarësisë së Kosovës. Sa i përket dy marrëveshjeve e para ajo për Asocacionin e cila del nga marrëveshja e prillit të vitit 2013 do të themelohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ndërsa atë për Demarkacionin me Malin e Zi,  Kosova nuk humbë asnjë pëllëmbë tokë”, tha Mustafa, raporton lajmi.net.

Kryeministri tha se këto dy të fundit nuk janë kauzat e opozitës.

Ka përsëritur se zgjedhjet do të mbahen ashtu siç janë të parapara, në vitin 2017 ato lokalet e në vitin 2018 zgjedhjet nacionale.

Për vizat ka përsëritur shpresën se do të hiqen në vitin 2016 dhe se si partner i koalicionit, tha se LDK do të përmbush marrëveshjen dhe së shpejti do të zgjedhin Presidentin./ Lajmi.net