Mustafa fton qytetarët ta konsumojnë qumështin vendor (Foto)

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i fton qytetarët e Kosovës që të konsumojnë produkte vendore posaçërisht qumështin dhe që në këtë mënyrë të ndihmohet zhvillimi ekonomik.

Lajme

15/12/2016 21:41

Mustafa sot ka marr pjesë në një aktivitet siç e quan ai tejet inkurajues, ku u lansua fushata për Promovimin e Qumështit të Freskët Vendor.

“Është për admirim puna e bërë nga qumështarët tanë, të përfaqësuar nga dy shoqata. Rreth 20 mijë familje kosovare tashmë dorëzojnë qumështin e bagëtive të tyre në këtë industri të fuqishme kosovare.

Duke pas parasysh rezultatet inkurajuese në kualitetin e prodhimeve të shumta të qumështit kosovar, na takon neve, qytetarëve të Kosovës, që të konsumojmë sa më shumë produkte vendore të qumështit, i cili është i sigurt dhe shumë i shëndetshëm”, shkruan Mustafa.

Sipas tij, duke konsumuar produkte vendore, të cilat janë të kontrolluara me rigorozitet dhe mbështeten në standardet më të larta të kualitetit, ne i kontribuojmë edhe zhvillimit ekonomik të vendit dhe hapjes së vendeve të reja të punës.

“Andaj, pini qumësht vendor, kujdesuni për shëndetin tuaj dhe ndihmoni zhvillimit ekonomik të vendit.

#Qumështi i freskët i vendit tim, nuk ka zëvendësim”, përfundon Mustafa./Lajmi.net/

15590564_1193170874082481_1231092242163775869_n 15590642_1193170880749147_1083373967834618831_n 15542221_1193170910749144_2248546412650914988_n