Mustafa fton opozitën të kthehen në Kuvend (Video)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se kanë marr një barrë të rëndë për zgjidhjen e problemeve ekonomike integruese.

Lajme

01/12/2015 13:30

Ai tha se marrëveshjet të cilat po refuzohen dhunshëm janë në përputhje për ndërtimin e shtetit e asesi për dëmtimin e tij dhe humbjen e territorit, raporton lajmi.net.
Qeveria 1
“Sa i përket Asociacionit, ne do të pranojmë vendimin  Gjykatës Kushtetues dhe ftojmë të gjithë të pranojnë atë. Sa i përket Demarkacionit ne kemi bërë një kufizim në atë pikë në të cilën Kosova kur ëhstë shpallur e pavarur dhë është njohur nga shumë shtete si e tillë”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka vlerësuar se opozita duhet të kthehet në Kuvend dhe t’i shtroj këto çështje, e jo me dhunë, gaz lotsjellës e shufra hekuri.

Qeveria i ka dhënë mbështetje organeve të drejtësisë dhe Policisë për veprimet e tyre për penguar dhunë.

“Në emër të Qeverisë i ftojë opozitën që të kthehen në Kuvend”, tha Mustafa.

Ai foli edhe për protestën në Tiranë, të cilët kërkojnë lirimin e Albin Kurtit, ku tha se shpreson që të mos ketë gaz lotsjellës atje./ Lajmi.net

YouTube player