Mustafa: Fletë arrestet serbe janë të paligjshme, me tendenca për të krijuar tensione politike

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se shprehin shqetësimin për ndalimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt në Francë.

Lajme

10/01/2017 12:06

Ai ka thënë se flet arrestet e Serbisë janë politike dhe tendenca për të krijuar tensione politike.

“Të shpreh shqetësimin dhe papajtueshmërinë për procedurat që janë duke u zhvilluar dhe është ndaluar nga autoritetet francezi me një flet arrest të motivuar nga Serbia. Flet arrestet serbe janë të paligjshme dhe me tendenca për të krijuar tensione politike dhe konflikte dhe për t’i dëmtuar interesat e rajonit dhe më gjer”, ka thënë Mustafa, raporton lajmi.net.

Ai ka thënë se shteti i Kosovës është duke bërë cdo gjë që Haradinaj të lirohet.

“Përfaqësuesit e Kosovës kanë transmetuar autoriteteve franceze se Kosova ka institucionet e veta, ka juridiksion të plotë dhe flet arrestet e Serbisë janë të pa baza. Nuk shohim asnjë arsye që z.Haradinaj të mbahet ende me një flet arrest të motivuar mbi baza politike”, ka thënë Mustafa.

“Ne tash e dy vjet kemi bërë përpjekje që Kosova të anëtarësohet në Interpol dhe në fund të vitit të kaluar është vendosur që këtë vit të trajtohet kërkesa e Kosovës, dhe do të punojmë që këto flet arreste të hiqen nga rendi i ditës”, ka thënë kryeministri Mustafa./Lajmi.net/