Mustafa: Festa e Pashkëve përçon te besimtarët mesazhe të shpresës dhe dashurisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve.


Lajme

15/04/2017 17:45

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka shprehur urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët katolikë, ortodoksë dhe besimtarët e tjerë të krishterë të cilët kremtojnë këtë festë të rëndësishme.

“Festa e Pashkëve përçon te besimtarët anekënd mesazhe të fuqishme të shpresës, të optimizmit dhe të dashurisë, duke përforcuar besimin, virtytet dhe vlerat më të larta njerëzore. Për shumë mot Pashkët!”, thuhet në urimin e kryeministrit Isa Mustafa.

Për këtë festë kanë uruar edhe presidenti Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. /Lajmi.net/